E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiakët  në garë për të rritur pagat e tyre
Lajme

Kryebashkiakët në garë për të rritur pagat e tyre

Si Sako e Durrësit edhe Subashi i Fierit ja ngre vetes rrogën 2.9 milionë lekë; opozita voton pro

Në një vend ku pagat minimale mbeten të ulëta dhe mijëra punonjës mbijetojnë me vështirësi, kryebashkiakët e Ramës janë të zënë duke nxitur vetë-pasurimin në kurriz të shtetit. Duke përfituar nga VKM-ja e fundit për rritjen e pagave, ata po kalojnë në stratosferë jo vetëm pagat e tyre, por edhe ato të vartësve besnikë.

Në një akt të paturpshëm, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka vendosur ta rrisë pagën e saj me plot 57%, duke e çuar në 2.9 milionë lekë. E njëjta skemë është ndjekur edhe nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i cili në fshehtësi nga media, ka mbledhur Këshillin Bashkiak për të miratuar një rritje të ngjashme për pagën e tij.

Nënkryetarët dhe drejtorët e institucioneve në varësi të bashkisë janë gjithashtu përfitues të këtij spektakli të babëzisë, me rritje deri në 80%, ndërsa punonjësit e thjeshtë të shërbimeve, si shoferë, magazinierë dhe sanitare, vazhdojnë të mbeten në nivelin e pagës minimale.

Ky vendim i pakomentueshëm nga ana e kryebashkiakëve është një tjetër dëshmi e shpërdorimit të pushtetit. E tërë kjo manovër kalon edhe nëpër kartonët e opozitës, e cila për të dytën herë bashkon votat me PS-në, duke rritur pagat e kryebashkiakëve dhe më parë ato të deputetëve, të cilët vendosin për fatin e një populli që e kanë lënë në varfëri.

Problemi nuk është thjesht rritja e pagave, por një babëzi e paskrupullt që nxjerr në pah moralin e zbrazët të këtyre politikanëve. Pa ndonjë ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve që përfaqësojnë, kryebashkiakët, të mbështetur nga një qeveri që i  toleron dhe përkrah, po e përmbysin idenë e shërbimit publik, duke e kthyer administratën lokale në një biznes përfitimi të ndërsjellë.

Këta drejtues të  PS , janë kthyer në simbole  pazaresh që kanë vetëm një interes: përfitimin personal në kurriz të qytetarëve. Ndërkohë që qytetarët luftojnë me pagat minimale dhe inflacionin, ata janë të angazhuar vetëm në rritjen e privilegjeve të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.