Protestuesit hedhin sapunë te bashkia: Të lahet pak Erion Veliaj, se do t’i duhen edhe tek 313-a

Është mbyllur protesta përpara Bashkisë së Tiranës edhe për ditën e sotme. Eksponentë politikë të PD-së bënë thirrje për dorëheqje të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e akuzuar atë se është i përfshirë në korrupsion.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi hodhi akuza dhe në drejtim të SPAK, duke e konsideruar një insitutucion partiak, që vepron me urdhër nga qeverisja. Blushi tha se “SPAK dënoi pa prova Berishën e Metën, duke tentuar të asgjësojë opozitën”.
Në fund të tubimit, protestuesit qëlluan godinën e Bashkisë së Tiranës me sapun. Prej disa kohësh, opozita proteston përpara Bashkisë së Tiranës, kundër korrupsionit në nivel lokal e qendror.
Edhe eksperti i ekonomisë pranë PD-së Dorian Teliti iu bëri thirrje qytetarëve që t’i thuhet “stop” korrupsionit, vjedhjes, shpopullimit, varfërisë, nëpërkëmbjes së pensionistëve.
Qytetarët dhe aleanca e Teatrit kanë protestuar sërish sot tek bashkia e Tiranës.
Gjatë fjalës së mbajtur në tubim, aktivistja Adriana Kalaja u shpreh se, sot kishin sjellë një dhuratë për Erion Veliajn.
‘Ky institucion është plot me pisllëk.
Prandaj kemi sjellë disa sapunë që ti marrë Erion Veliaj dhe të lahet me to. Le ti marrë se do ti duhen edhe për tek burgu 313 ku do të shkojë.
Nëse ndonjë polic është palë me të, le ti marrë dhe të ja çojë edhe Ilir Prodës, sepse edhe ai shumë shpejt do të shkojë tek 313-a’, tha Adriana Kalaja.
Më pas, ajo bashkë me protestues të tjerë kanë hedhur sapunë tek dera e bashkisë së Tiranës .
Në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, qytetarët i kanë ngritur gishtin e mesit kryeministrit Edi Rama.
Opozita vazhdon me aksionin e saj duke kërkuar largimin e Veliajt nga zyra dhe përballjen e tij me drejtësinë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



