E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vokshi me tone të ashpra me Metajn tek Shëndetësia: Mbylle gojën!
Lajme

Vokshi me tone të ashpra me Metajn tek Shëndetësia: Mbylle gojën!

Ka filluar me tensione mbledhja e sotme e Komsionit Hetimor në Shëndetësi.

Deputeti Ilir Metaj ka debatuar me tone të ashpra me kryetaren e komisionit Albana Vokshi.

Vokshi: Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin, ki kujdes se do të të nxjerr përjashta. Do na prisni 1 orë 2, 3 sepse jemi në komision hetimor. Mos guxo të më ngresh zërin. Do të përjashtohesh nga komisioni, Kujt i thua “dërr dërr? Ky është mentaliteti që kemi, mendoni se do t’i uzurponi të gjitha e do të na shkelni me këmbë.

Vokshi: Të lutem zoti Ndreca tërhiqi vëmendjen mos të guxojë më të ngrejë zërin sepse do të përjashtohet. Thuaji atij ta mbyllë gojën. Aksionin politik do t’u tregojmë në mënyra të tjera. Mosbidje civile nuk e kemi bërë në këtë komision.

Metaj: Faleminderit që më dhanë fjalën. Ne kemi minimalen e sjelljes qytetare për të mos ju ndërprerë edhe kur ai thotë diçka për të cilën nuk jemi dakord. Dilni nga vetja për një moment dhe mos ndërprisni kolegët.
Karriget shoh që ju frymëzojnë më shumë kur i digjni se sa kur uleni mbi to. Nëse doni të fitoni kohën e humbur nga djegia e karrigeve mbani shënim gabimet se mbase përmirësoheni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.