E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha entuziast për fitoren e Trump: Kemi arsye për të festuar, u godit nga e majta amerikane dhe Sorosi
Lajme

Berisha entuziast për fitoren e Trump: Kemi arsye për të festuar, u godit nga e majta amerikane dhe Sorosi

Kreu i demokratëve, Sali Berisha edhe njëherë ka shprehur mbështetjen e tij për Donald Trump, si presidenti i 47-i i SHBA-së.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita shqiptare ka arsye për të festuar fitoren e Trump sepse ajo u godit nga e majta amerikane dhe Sorosi.

“Të dashur qytetarë që ndiqni dhe merrni pjesë sot në këtë bisedë timen me ju nëpërmjet rrjeteve sociale, së pari dëshiroj t’u përshëndes përzemërsisht dhe t’u falënderoj me mirënjohjen më të madhe për ndjekjen e bisedës dhe mbështetjen tuaj.
Së dyti, kam kënaqësinë që sot bisedoj në një kohë kur pas bisedës së mëparshme gjer sot kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme.
Kanë ndodhur ndryshime në kahje shumë të favorshme për lirinë, për dinjitetin, për vlerat universale të individit dhe shoqërive të lira në mbarë botën.
Nuk mohohet se rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon një fitore të madhe për vlerat konservatore në SHBA, por për vlerat konservatore në mbarë botën, për ata të cilët iu besojnë dhe i kanë të shtrenjta, të çmuara këto vlera.
Një dallgë marksiste që sundoi apo kulmoi katër vitet e fundit në SHBA, theu qafën në kuptimin që ajo u hodh poshtë në mënyrë plebishitare nga zgjedhësit, qytetarët amerikanë dhe fatmirësisht pas disfatës së flamurmbajtësve të kësaj dallge, sot po lexoja se shumica dërrmuese e mbështetësve të zëvendëspresidentes Harris po rikthejnë mbështetjen e tyre për presidentin Trump.
Në këtë mënyrë unë besoj se çdo njeri i mirë beson në vlerat konservatore si vlerat më të mira.
Ka pasur një rast të festojmë këtë fitore.
Por dy herë më shumë shqiptarët, opozita shqiptare, sepse këto vite, kjo opozitë u përball jo vetëm me narkoshtetin e vetëm dhe të parë në Europë, por për fat të keq u përball me grushtin e shtetit të organizuar kundër saj si forcë konservatore nga e majta amerikane, nga Xhorxh Soros dhe qëndrat që ai ndikonte, lobonte.
Kështu që kjo ishte një periudhë trevjeçare shumë e vështirë për opozitën, por edhe për qytetarët shqiptarë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.