E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump për 11 javë do të zgjedhë administratën e re
Lajme

Trump për 11 javë do të zgjedhë administratën e re

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të takohet me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.

“Me ftesë të Presidentit Biden, Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën në orën 11:00”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre, shkruan CNN. Ajo shtoi se do të publikohen detaje shtesë rreth takimit.

Pas fitores në zgjedhje një tjetër garë nisi menjëherë për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, sprinti 11-javor për të zgjedhur administratën e re, që do të duhet të jetë gati për të marrë drejtimin e vendit më 20 janar të vitit 2025.

Administrata e një presidenti përfshin me mijëra të emëruar, por në javët e para, pas zgjedhjeve, vëmendja është përqendruar tek përbërja e kabinetit të tij.

Tradicionalisht në të përfshihet nënpresidenti dhe drejtuesit e 15 departamenteve të degës ekzekutive, si ai i Shtetit, i Drejtësisë, apo Departamenti i Thesarit.

Përveç nënpresidentit dhe shefit të kabinetit, të gjithë të emëruarit në nivel kabineti, duhet të konfirmohen nga Senati.

Kandidatët presidencialë zakonisht krijojnë ekipe tranzicioni shumë përpara përfundimit të zgjedhjeve për të lëvizur me shpejtësi me procesin që pason.

Nikola Kedhi, Drejtor Bordi i APC, u shpreh se emrat që kanë dalë, në pjesën më të madhe të tyre mendoj se janë emra të mirë.

Emrat që kanë dalë, në pjesën më të madhe të tyre mendoj se janë emra të mirë. Ekipin e tranzicionit dhe shefen e kabinetit i ka të mirë, dhe kjo është një gjë inkurajuese se çfarë Shtëpi e Bardhë do jetë në mandatin e dytë.

Ulja e taksave, pavarësia energjetike, heqja e barrës rregullatorë të tepërt është një lajmi mirë për amerikanët. Një Amerikë e fortë, rezonon më pas dhe në arenën ndërkombëtare.

Ajo që do jetë gjëja më me interes për tu ndjekur, do jenë 10 pikat, për reformimin dhe mënyrën se si funksionon burokracia amerikane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.