Pse Edi Rama ka kaq mllef me Elbasanin?!
Tomorr Alizoti
Socialistët e urrejnë Elbasanin. Duhet të kesh një mllef të paparë të dëmtosh deri në sëmundje një ndër qytetet më të vjetra dhe më me kulturë të vendit. Elbasani është vendi i krimit të pushtetit të Edi Ramës. Djegia e plehrave, ndotja e tejskajshme e ajrit që po ndodh sot, është shenja e fundit e krimit të rilindjes mbi qytetin e dijes. Nuk i mjafton që e vjedhin me inceneratorin që nuk djeg plehra por vjedh paratë e qytetarëve.
Nuk i mjafton që e qeveris në simbiozë me hajdutë, trafikantë e vrasës. Nuk i mjafton që e ka katandisur në një ndër qytetet me varfërinë më të madhe, por rilindja e dhunon duke i djegur plehrat në mes të ditës duke i dëmtuar në mënyrë të tejskajshme ajrin.
Edi Rama i dhunon qytetarët sepse ai ska nevojë për mbështetjen e tyre. Ai mendon se do i frikësojë sërisht me bandat e drogës, do i blejë me para e korrupsion, ndaj dhe ja djeg plehrat në mes të ditës.
Ky është shpërblimi që marrin ata që qeverisen nga mafiozë politikë. E sigurtë është që ditët po i shkurtohen këtij turpi që po ndodh në Elbasan.
Nuk ka më qytetarë që të pranojnë dhunimin e Edi Ramës. Nuk do ketë më banda droge e vëllezër kokaine që t’ja blejnë sërisht pushtetin. Djegia e plehrave si shenjë urrejtje ndaj qytetit të dijes, është shembulli se si qeveris Edi Rama.
PD nuk mund të shuajë dot zjarrin, por do përpiqet maksimalisht të zhdukë zjarrvënësit që po dëmtojnë deri në dhimbje Elbasanin dhe Shqipërinë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



