E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjirokastër/Shpërthen bombola e gazit gjatë hidroizolimit të tarracës së një pallati
Lajme

Gjirokastër/Shpërthen bombola e gazit gjatë hidroizolimit të tarracës së një pallati

Një bombol gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në qytetin e Gjirokastrës.

policia gjirokaster

Ngjarja ka ndodhur orët e mesditës në një pallat 9-katësh në lagjen “18 Shtatori”. Sipas dëshmitarëve okularë rreth orës 13.30 ndërsa kryheshin punime në tarracën e pallatit një bombol gazi ka shpërthyer duke fluturuar nga lartësia e tarracës për të përfunduar në trotuarin poshtë pallatit.

Fatmirësisht si shkak i shpërthimit të bombolës së gazit nuk ka patur të lënduar mes banorëve të pallatit apo këmbësorëve në trotuar. Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave të populluara të qytetit, në afërsi të universitetit “Eqrem Çabej”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.