- Si rrezikojnë të dhënat personale të emigrantëve shqiptarë të përdoren për qëllime partiake në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri.
Çdo emigrant shqiptar që jeton e punon jashtë Shqipërisë do të jetë nën mbikëqyrje. Dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar për votën e diasporës. Burime nga kjo mbledhje bëjnë të ditur se deri tani PS, ka arritur të sigurojë kontakte me afro 50 mijë shtetas shqiptarë nga 1.6 mln që jetojnë jashtë vendit. Për këtë arsye të gjithë deputetëve të Partisë Socialiste u është kërkuar angazhimi për të rritur kontaktet e drejtpërdrejta me emigrantët me të drejtë vote. Në këtë kuadër synohet fillimisht krijimi i një database me të gjithë shtetasit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Modeli
Krijimi i një database me të gjithë shtetasit shqiptarë është modeli i patronazhimit i cili i përdor nga Qeveria Shqiptare në funksion të Partisë Socialiste. Rama perfeksionoi sistemin e patronazhimit përmes e-Albania-s, krijoi database duke ua vënë në dispozicion shtabeve elektorale të Partisë Socialiste. Ky fakt u zbulua nga media në vitin 2021, ku të të gjitha të dhënat personale të shqiptarëve nga 19 deri në 99 vjeç, përfshirë numrat e tyre të identitetit, numrat e telefonit personal, kompanitë për të cilat punojnë dhe një përshkrim të shkurtër të asaj me të cilën ata janë afër politikisht dhe sa e mundshme është vota për partinë në pushtet.
Rreziku
Përse i duhet patronazhimi i Diasporës? Sepse në vitin 2025, kohë në të cilën pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, Diaspora shqiptare ka mundësi të votojë nga vendi ku jeton. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për herë të parë, shqiptarët jashtë vendit do të kenë të drejtën e votës. Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar një draft për rregullat e regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe për përgatitjen e listës së zgjedhësve.
Bazuar në këtë dokument, votuesit duhet të regjistrohen online. Regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve dhe mbyllet 68 ditë para ditës së votimit. Ndër të tjera, drafti specifikon dokumentet që çdo emigrant duhet të dorëzojë tek KQZ për të marrë pjesë në votime. KQZ ka ndërtuar një aplikacion të quajtur PER, përmes të cilit emigrantët regjistrohen dhe bëjnë kërkesën për regjistrim.
1. Shkarkon Aplikacionin e KQZ
2. Hap nje llogari ne Platformen e KQZ
3. Identifikohet me:
– Shenjat e fytyres,
– Kodin gjashtë shifror ne telefon,
– E-mail,
– Numrit Personal te ID
– Pasword
Pastaj ngarkon në Platforme:
4. Kontrate qeraje ose dokument pronesie per vendqendrimin jashte vendit.
5. Adrese fizike
6. Adrese elektronike
7. Numer telefoni
Pastaj ben kërkesën për tu regjistruar dhe pret 5 ditë që KQZ te verifikoje te drejtën për të votuar.
Pra, çdo emigrant shqiptar mbi 18 vjeç që jeton jashtë shteti, automatikisht është pjesë e deputetëve të PS për t’u takuar nga deputetët e saj. Fillimisht Diaspora do të identifikohet si të tillë, pra emigrant jashtë shteti, dhe për këtë thuhet se do ngrihet databaza. Nga kjo databazë, do ngrihet patronazhimi, pra persona të cilëve do i besohet “misioni” për të përllogaritur preferencat partiake në Shqipëri bazuar në të dhënat tua personale dhënë prej teje shtetit shqiptar./VNA