Dentisti italian me diplomë Kristali arrestohet si batakçi në Itali
Një pesëdhjetvjar italian u arrestua nga karabinieria si batakçi. I arrestuari kishte paraqitur para organeve kompetente italiane një diplomë dentisti të lëshuar nga Universiteti Kristal, i njëjti universitet, që pajisi me diplomë false të birin e Umberto Bosit, liderit historik të partisë italiane Lega Nord. Autoritet italiane, jo vetëm nuk ia quajtën të vlefshme diplomimin për dentist italianit, por edhe e paralajmëruan me shkrim, që mos ta ushtronte profesionin e dentistit me një diplomë të tillë, se do të përballej me ligjin.
Faktikisht dentisti falso vazhdoi ta ushtronte zanatin e dentistit në qytetin e Pesaros, madje në murin e klinikës kishte varur edhe diplomën shqiptare të lëshuar nga Universiteti Kristal. Gjykata e dënoi dentistin me diplomë Kristali me një muaj burg për ushtrim profesioni pa u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e publikut.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



