E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biden i dha leje për të sulmuar Rusinë me armët e SHBA, reagon Zelensky: Raketat do të flasin vetë
Lajme

Biden i dha leje për të sulmuar Rusinë me armët e SHBA, reagon Zelensky: Raketat do të flasin vetë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas lejes që presidenti i SHBA Joe Biden i ka dhënë Ukrainës për të përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi dhe për të goditur brenda territorit rus.

Zelensky ka pranuar raportimet e mediave për përdorimin e ATACMS kundër Rusisë, por ai nuk ka pranuar apo mohuar se i është dhënë leja nga SHBA për t’i përdorur.

Përmes një video-deklarate në Telegram, Zelensky tha se ai kishte paraqitur një “plan fitoreje” për aleatët, i cili përfshinte përforcimin e ushtrisë me armë me rreze të gjatë veprimi.

“Në media thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura, por sulmet nuk realizohen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë”, u shpreh presidenti i Ukrainës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.