E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afera e  “5D” dhe Inceneratori i Tiranës, Këlliçi paraqitet në SPAK
Lajme

Afera e “5D” dhe Inceneratori i Tiranës, Këlliçi paraqitet në SPAK

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas burimeve, kjo paraqitje lidhet me denoncimet e depozituara prej tij lidhur me aferën “5D” dhe projektin e Inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi ka deklaruar më herët publikisht akuzat për keqmenaxhim dhe korrupsion në këto projekte, të cilat i ka cilësuar si dëme të rënda financiare për qytetarët dhe buxhetin e shtetit. Ai ka kërkuar që SPAK të hetojë në detaje këto çështje dhe të mbajë përgjegjës ata që janë të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.