Gjyshi i Martin Canit flet nga protesta: Duam vetëm drejtësi!
S’ka çfarë më duhet më jeta
Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli, ka folur nga protesta e zhvilluar për të.

Ai kërkoi që drejtësia të vihet në vend.
“Vetëm drejtësi, nuk dua askush të përfitojë nga rasti. Në rast se nuk do zgjidhet ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem. Sikur ra Martini për hir të demokracisë, do bie dhe unë se s’ka çfarë më duhet më jeta.
Nuk dua kurrën e kurrës të bëj keq. Askujt nuk ia dëshiroj, por të vihet drejtësia në vend”, tha gjyshi i Martinit.
I prishëm në protestë ishte dhe babai i 14-vjeçarit dhe tezja e tij.

Babai i Martin Canit ne proteste
Protesta e dytë e cila u mbajt sot në Tiranë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, ka përfunduar.

Në mbyllje të protestës, qytetarët u bënë thirrje prindërve që së bashku me fëmijët të bojkotojnë procesin mësimor ditën e mërkurë.

Protestuesit paralajmërojnë bojkot të procesit mësimor nëse nuk marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit për tetë kërkesat e tyre.

“Ata kanë thënë se do presin deri ditën e mërkurë për të marrë përgjigje për 8 kërkesat e tyre dhe nëse nuk do ketë një reagim nga ministria e arsimit u kanë bërë thirrje prindërve që së bashku me fëmijët ditën e mërkurë në orën 8 të mëngjesit të bojkotojnë procesin mësimor dhe të zhvendosin protestën para shkollave”, raporton gazetari Renaldo Salianji.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



