Rikthehet magjia e Champions League
Në orën 18:45 do të nisin dy sfida Slovan Bratislava-Milan dhe Sparta Prague-Atletico Madrid, ndeshje ku do të zbresin në fushë disa lojtarë të Shqipërisë siç janë Qazim Laçi, Indrit Tuci si dhe dy lojtarë të Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.
Ndërkohë, në mbrëmje, në orën 21:00 do të luhen shtatë takimet e tjera Barcelona-Brest, Bayer Leverkusen-Salzburg, sfidë ku do zbresë në fushë Granit Xhaka, Bayern Munich-PSG, me bavarezët që kanë në ekip Arijon Ibrahimoviç, Inter-RB Leipzig, me “zikaltërit” qç kanë në skuadër mesfushorin e Shqipërisë Kristjan Asllanin, Manchester City-Feyenoord, Sporting-Arsenal dhe Young Boys-Atalanta, me skuadrën italiane që ka kapitenin e Kombëtares “kuqezi” Berat Gjimshitin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


