E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Boçi përplaset me Shehin: PD nuk është folklor
Lajme

Boçi përplaset me Shehin: PD nuk është folklor

Deputeti Dashamir Shehi dhe ish-deputeti Lucjano Boçi debatuan në emisionin Barometri në Euronews Albania lidhur me situatën e re në PD pas lirimit nga arresti shtëpiak i Sali Berishës.

Shehi u shpreh se lirimi i Berishës është një vendim i drejtë që i ka hequr një pengesë reale politikës nga këtu zgjedhje. Sipas tij, arresti i Berishës u përdor në mënyrë folklorike brenda PD.

“Tani është i lirë, edhe PD është e lirë duke qenë se edhe vulën edhe logon ua dhanë”, tha Shehi.

Kjo deklaratë u kundërshtuan nga Boçi, sipas të cilit historia e PD nuk mund të përflitet në mënyrë folklorike pasi ka qenë një betejë e gjatë.

Çështja e Berishës ishte një goditje e orientuar, e lobuar nga klane të caktuara që sot janë në fokusin e administratës së re që do vijë amerikane, se unë nuk nisem nga imagjinata, unë nisem nga indiciet për të dalë në konkluzione. Vetë Trump ka shprehur se do ndërmarrë veprime ndaj atyre që kanë goditur në mënyrë të padrejtë konservatorët”, u shpreh Boçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.