28 Nëntori: Flamuri i Një Kombi, sfida e një bashkimi
Naim Noka
28 Nëntori, dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin e Shqipërisë më 1912, është një datë që përmbledh brenda vetes krenarinë e pavarësisë dhe trishtimin e ndarjeve. Nga njëra anë, ajo simbolizon triumfin e një kombi që sfidoi perandorinë dhe shpalli mëvetësinë. Nga ana tjetër, kujton se kjo pavarësi nuk u shtri dot në të gjithë territoret shqiptare të vilajeteve të dikurshme, një pengesë historike që vijon të reflektohet deri në ditët e sotme.
Sot, më shumë se një shekull më vonë, 28 Nëntori duhet të jetë ditë reflektimi për politikanët shqiptarë kudo ku jetojnë shqiptarët: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Preshevë e Çamëri. Kjo është dita kur Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, si dy shtete të pavarësuara shqiptare, duhet të gjejnë forcën për të ndërtuar atë lloj bashkëpunimi që politikanët e 1912-s ëndërruan, por që për arsyet e kohës nuk arritën ta realizojnë.
Një Komb, Dy Shtete, shumë mundësi
Me një popullsi të kombinuar prej rreth 4 milionë banorësh dhe një PBB të përbashkët prej 33 miliardë eurosh, dy shtetet shqiptare kanë potencial për të ndërtuar një ekonomi të fortë rajonale. Tregtia mes tyre, edhe pse është rritur ndjeshëm, mbetet e ulët krahasuar me potencialin e saj. Të dhënat flasin për një volum tregtar prej 945 milionë eurosh, shifër që mund të dyfishohet me politikat e duhura. Ndërsa investimet reciproke dhe shkëmbimet e forcës punëtore janë ende në nivele të papërfillshme. Kosova nuk është e Albinit dhe Shqipëria nuk është e Edit. Të dy kryeministrat jo pak herë kanë lënë kokrrën e namit. Njëri i mbyllur e tjetri i hapur në Ballkan. Sot Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet me të varfëra në rajon. Keto vite të arta gjeopolitike do të duhej të ishin kthyer në favorin e dy shteteve. Sa marrëveshje pompoze u nënshkruan dhe sa u realizuan?!
Një strategji kombëtare përbashkuese nuk është vetëm e dëshirueshme, por jetike. Tregu i përbashkët ekonomik, unifikimi i sistemeve arsimore dhe shkencore, investimet e përbashkëta në infrastrukturë dhe harmonizimi i diplomacisë janë vetëm disa nga hapat që mund të transformojnë dy shtetet në një model suksesi për rajonin.
Kundër ndarjes feudale, për Një Shqiponjë të Vetme
Sot, pengesa më e madhe nuk janë kufijtë fizikë, por kufijtë mendësorë. Shqipëria dhe Kosova ende vuajnë nga një mentalitet feudalist, ku secili shtet i mbron interesat e veta si një çiflig i vogël. Politikanët shqiptarë dështojnë të kuptojnë se përbashkimi ekonomik dhe kulturor krijon një fuqi shumë më të madhe se shumatorja e elementeve të veç
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



