E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debora në Korçë/ Policia apel qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit
Lajme

Debora në Korçë/ Policia apel qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit

Për shkak se gjatë natës, në disa zona të qarkut të Korçës, kanë rënë reshje dëbore, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, bëjnë apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rritin kujdesin në rrugë, të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë.

Aktualisht, aksi rrugor “Maliq- Lozhan- Moglicë”, Qafa e Qarrit-Ersekë”, “Petrushë-Qafë Thanë”, janë të përfshira nga dëbora, po nuk kanë problematika në qarkullimin e mjeteve. Borëpastrueset vijojnë punën për ta pastruar plotësisht rrugën.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për shkak të kushteve atmosferike, në akset rrugore të qarkut Korçë, është shtuar prezenca e punonjësve të Policisë Rrugore.

Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, në të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të hasur. Shërbimet e Policisë janë në gatishmëri për t’ju ndihmuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.