E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla thumbon Berishën:  E quante sigurims dikur  Repishtin, sot mbajti nje minut heshtje!
Lajme

Balla thumbon Berishën: E quante sigurims dikur Repishtin, sot mbajti nje minut heshtje!

Deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.

Pas kësaj kërkese, Taulant Balla ka marrë fjalën, teksa u shpreh se kjo minuta e heshtjes është bërë pak qesharake, pasi edhe Sali Berisha kërkoi më herët 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit, ndërkohë që disa vite më parë e akuzonte si spiun të Sigurimit.

“Respekt për figurën e Arben Tafaj! Respekt për figurën e Sami Repishtit! Por është fyerje dhe e papranueshme kur minuta e heshtjes për atdhetarin dhe antikomunistin Sami Repishti, u kërkua nga një person që vite më parë e akuzonte për spiun të sigurimit”, shkruan Balla në facebook, ndërsa ka ndarë pjesë nga fjala e tij në Kuvend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.