Arrest me burg për kunatin e Altin Hajrit: Gjoshi do i nënshtrohet ekspertimit psikiatrik
Gjykata e Tiranës ka lënë masën arrest me burg kunatin e Altin Hajrit, Julian Gjoshi, autori arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq.
27-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim.
Gjykata ka miratuar edhe kërkesën e avokatit për kryerjen e ekspertimit psikiatrik për shkak se është përdorues i narkotikëve.
Gjykata vendosi të kryhet akt ekspertim psikiatrik për shkak të përdorimit të lëndës narkotike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



