E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Ja  kush është Majlind Habibi, hodhi shokun nga ura pas një konflikti
Lajme

Foto/ Ja kush është Majlind Habibi, hodhi shokun nga ura pas një konflikti

Zbardhet ngjarja që u shënua si “aksidentale” e një 33-vjeçari në Spitallë të Durrësit, e ndodhur 9 ditë më parë, por që dyshohet se është vrasje me motive të dobëta. 35-vjeçari Majlind Habibi u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për hedhjen nga ura të shokut të tij, 33-vjeçarit Branko Shkoza, më 2 dhjetor.

Majlind Habibi

Të dy të rinjtë, me njohje mes tyre, kanë qenë të dehur momentin e konfliktit, kurse shkak dyshohet se është bërë ngacmimi i gruas së autorit nga viktima, por hetimet janë ende aktive për rastin. Pas ngjarjes, i dyshuari e ka fshehur krimin, duke mos treguar, derisa trupi u gjet pas tri ditësh kërkime. Policia e Durrësit reagoi për ngjarjen, duke dhënë edhe detaje të hetimeve paraprake.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur prej datës 2 dhjetor të këtij viti, por trupi i 33-vjeçarit Shkoza u gjet më 5 dhjetor, pas kërkimeve dhe denoncimit që kishte bërë babai i viktimës.

Fillimisht u njoftua për ngjarje aksidentale, rënie nga ura mbi kanalin e ujërave të zeza dhe për pasojë humbjen e jetës. Ekspertimi paraprak nxori këtë konkluzion.

DËSHMIA E AUTORIT

“Shkak për sherrin u bë fakti se më kishte ngacmuar gruan. Unë nuk doja ta vrisja. Po në një moment e shtyva. Nuk kisha për qëllim që ta vrisja. I kërkova të mos më ngacmonte bashkëshorten. Ai mu përgjigj shumë keq, më ofendoi. Me tha ‘shiko bëj ndonjë punë tjetër se i zgjidh vetë hallet gruaja jote’.

Në këtë moment mu errësuan sytë dhe nuk mendova gjatë. E shtyva dhe ai përfundoi në kanal. Unë më pas u largova në shtëpi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur. Thashë me vete se do ngrihet prapë, se në ujë ra. Ditën e dytë mësova se nuk kishte shkuar në shtëpi. Shkova sërish ditën e dytë te vendi ku u përleshëm e pashë që trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi.

Nuk kisha guxim të tregoja se çfarë kishte ndodhur. Më kapi paniku. Kur e gjetën trupin e tij dhe e mori policia e ambulanca thashë nuk kanë për ta kuptuar, por do mendojnë se ka rënë vetë, se edhe pinte alkool. Jam penduar shumë, por nuk i kisha asnjë borxh. Më kishte rënë në qafë”, bëhet me dije se ka deklaruar autori para hetuesve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.