E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas akuzave të prokurorisë, reagon deputeti i LSI/ Beteja sapo ka nisur, Rama synon të instalojë…
Lajme

Pas akuzave të prokurorisë, reagon deputeti i LSI/ Beteja sapo ka nisur, Rama synon të instalojë…

Policia e Tiranës njoftoi sot se në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka nisur procedim penal për 10 deputetët. Deputetët e proceduar penalisht janë 6 të PD dhe 4 të LSI-së, përfshirë dhe kryetaren e kësaj partie Monika Kryemadhi. Mes politikanëve që janë proceduar penalisht është dhe Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari.

I pyetur për akuzën e ngritur nga Policia, deputeti Endrit Brahimllari thotë se nuk është njohur zyrtarisht me asnjë dokument zyrtar për këtë procedim. Ndërsa shton se cilado qofshin inskenimet e pushtetit kundër opozitës, LSI-në dhe opozitën nuk ka forcë që ta ndalojë.

“Nuk jam njohur zyrtarisht për procedimin penal. Nuk ka falangë të krimit dhe drogës që na ndalon në rrugën tonë në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe Kushtetutës së vendit.

Ne nuk do lejojmë instalimin e diktaturës në vend. Do vazhdojmë betejën tonë në çdo cep të Shqipërisë për të çliruar Shqipërinë nga një monster,  i cili kërkon të marrë peng mundin dhe djersen e çdo shqiptari të ndershëm”, tha Brahimllari për “Koha Jonë”.

Deputeti Brahimllari thotë se kapja e institucioneve të drejtësisë është pjesë e projektit të kryeministrit Edi Rama për të instaluar përfundimisht shtetin e drogës.

“Kapja e çdo institucioni i dhe shkatërrimi i Kushtetutës i duhet Ramës për të instaluar përfundimisht shtetin e drogës duke filluar me shkatërrimin e familjes dhe nëse nuk vazhdojmë betejën tonë, fëmijët e shqiptarëve do të kthehen në spacator droge, sepse këtë kërkon të instalojë Edi Rama”,- shprehet Brahimllari. Duke falënderuar mbështetësit dhe simpatizanët që ishin dje në protestën para Parlamentit, Brahimllari garanton e beteja e fortë opozitare kundër qeverisë sapo ka nisur.

“Dua të falenderoj ato mijëra mbështetës që me kurajë dhe vendosmëri na mbështeten në rrugën tonë për të mbrojtur Kushtetutën e vendi. Ju siguroj që beteja sapo ka nisur dhe do të jetë e pandalshme deri në vendosjen e shteti të së drejtës”, tha deputeti i LSI-së, Endri Brahimllari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.