Video/ Ikona e muzikës, Parashqevi Simaku e pastrehë në SHBA, jeton me ndihmat e të tjerëve

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku është filmuar nga një televizion amerikan, teksa mbledh ndihma nga vullnetarë të ndryshëm. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe në fillim u mendua se nuk ishte ajo, por të afërm të këngëtares thonë se është pikërisht ikona e muzikës shqiptare.
Parashqevia ka emigruar në Amerikë para shumë vitesh dhe atje është martuar me një shtetas amerikanë. Pas disa vitesh ajo është ndarë dhe bashkëshorti ka fituar kujdestarinë e djalit.
Kjo ka qenë një nga momentet e vështira të saj dhe ka kaluar një peridhë të rëndë psikologjike.
Familjarët thonë se i kanë humbur kontaktet me të dhe Parashqevia ishte pengu më i madh i nënës së saj, e cila humbi jetën një vit më parë, krejtësisht e vetme.

Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi fatin e saj.
Në një mesazh ajo tregon betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.
Ndërsa gazetari Blendi Fevziu, i cili shpërndau sot videon duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, thotë se tashmë e ka konfirmuar që bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare. Ai thotë se është në kontakt me avokatë dhe biznesmenë në SHBA për ta identifikuar dhe ndihmuar dhe shprehet se ajo largohet sa herë i afrohen persona të cilët i flasin në gjuhën shqipe.
Pershendetje Zonja Mira,
Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.
Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh.
Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



