E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Eltoni tregon momentin prekës me këngëtaren:Iu ula në gjunjë për gjithë shqiptarët
Lajme

VIDEO/ Eltoni tregon momentin prekës me këngëtaren:Iu ula në gjunjë për gjithë shqiptarët

https://www.instagram.com/reel/DDoUMB5NRdl/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Me lot në sy…

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Ai ka ndarë pamje nga darka që ka kaluar dje nën shoqërinë e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, e cila u shfaq këtë javë për publikun shqiptar pasi nuk dihej asgjë për të për një kohë të gjatë.

“Ajo është shumë mirë, shumë e lumtur dhe ka për të shkëlqyer gjithmonë”-shkruan Ilirjani teksa ndan video të saj duke kunduar.

“Iu ula në gjunjë për të gjithë shqiptarët. Një djalë nga Prishtina na bëri videon. Nuk ecnim dot, shqiptarë me lot në sy na ndalonin”-tregon më tej Elton Ilirjani.

Një emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elvira Tata, takoi dy ditë më parë këngëtaren Parashqevi Simaku.

Në një intervistë  ajo rrëfen ndjesitë e atij takimi, si e njohu divën e muzikës shqiptare dhe se çfarë i tha ajo.

“Nuk e dija ku jetonte. E gjeta te një stacon i madh treni. E shikoj të ulur, e pyes a je Parashqevi Simanku? Kush je tha, lere thash kush jam unë, po ke ngritur një Shqipëri. Kisha byrek të ngrohtë me spinaq me vete, unë kam mall për byrekun tha. Dëgjonte muzikë Jazz”-tregon ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.