E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosi shokun, gjykata e Fierit merr vendimin për 17-vjeçarin
Lajme

Plagosi shokun, gjykata e Fierit merr vendimin për 17-vjeçarin

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 17-vjeçarin që plagosi me thikë shokun e tij të klasës në një shkollë të Cakranit, pas nje konflikti per publikimin e fotove ne rrjetet sociale. 

17 vjeçari fier

Mësohet se avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, atë të arrestit në shtëpi, por gjykata ka vendosur që adoleshenti të qëndrojë në burg.

Autori i plagosjes, nuk ka pranuar të flasë, pasi është shprehur se nuk është në gjendje. “Jam në ankth”, ka deklaruar ai para dogave të zeza.

DESHMIA E TE PLAGOSURIT

Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale.

“Ai nxori biçakun, gjithmonë e mbante biçakun me vete. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. Unë u shmanga, u futa në klasë dhe mbylla derën, për fat të keq nuk e mbaja dot derën për shkak të shpatullës. Ai e hapi derën, në atë moment vjen mësuesja dhe më shpëtoi nga ai djalë”, tha adoleshenti, i cili tha se kërkon drejtësi.

“Gjithçka nisi duke më bërë foto mua, familjes time dhe shkove të mi, gjithashtu edhe familjes së atyre. Hidhte nëpër telefon foto, ka një muaj ky muhabet, nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot.

Vuante nga sëmundja besoj, nuk është mirë nga trutë. Nuk është herë e parë që e bën. Ka ndodhur edhe herë tjetër.

Kam njoftuar profesorin dhe më ka thënë që është i sëmurë nga mendorja, më ka thënë që i kemi thënë edhe të atit të tij”, tregoi 17-vjeçari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.