Shqipëria dhe Greqia, së shpejti të lidhura me hekurudhë

 

Shqipëria dhe Greqia po përgatiten të krijojnë një lidhje të re transporti përmes një linje hekurudhore. Qytetarët e të dy vendeve do të kenë mundësinë të udhëtojnë me tren, përmes një projekti që do të përfshijë gjurmën Pogradec-Korçë-Kapshticë, deri në kufirin grek.

“Do të jetë një linjë hekurudhore e re, një gjurmë që do të lidh territorin shqiptar me atë grek,” tha Erjola Muka, përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).

Projekte strategjike në zhvillim

Përveç kësaj, sinjale pozitive vijnë edhe për projektin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, që është pjesë e Korridorit 8. Ky korridor, që lidh detin Adriatik me Detin e Zi dhe kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është cilësuar si një projekt me rëndësi të madhe gjeostrategjike, pasi përshkon tre shtete anëtare të NATO-s.

Përparimi i linjës Tiranë-Durrës

Ndërkohë, punimet në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, përfshirë degëzimin e saj drejt aeroportit të Rinasit, kanë arritur një volum prej 80%. Muka njoftoi se së shpejti do të nisë ndërtimi i 10 stacioneve të reja përgjatë kësaj linje, e cila pritet të jetë e para që do të përfundojë dhe të nisë operimin.

Rrjeti hekurudhor aktual

Aktualisht, Shqipëria ka një rrjet hekurudhor prej 224 kilometrash në shfrytëzim. Linjat aktive përfshijnë:

•Durrës – Librazhd

•Gjorm – Kufi

•Durrës – Kashar

Projektet hekurudhore po cilësohen si një hap i rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës së vendit dhe lidhjen më të mirë me rajonin dhe Europën.

Publikuar nga Publik Media