E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi mban sot seancën plenare: Interpelancë, falje gjobash dhe një sërë projektligjesh në rend dite
Politikë

Kuvendi mban sot seancën plenare: Interpelancë, falje gjobash dhe një sërë projektligjesh në rend dite

Kuvendi mban sot seancën plenare: Interpelancë, falje gjobash dhe një sërë projektligjesh në rend dite

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë plenare ku do të trajtohen disa çështje të rëndësishme. Në rend të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, lidhur me zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Një ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohet dhe të miratohet është falja e gjobave për ndërtimet pa leje, një nismë e propozuar nga Partia Socialiste. Opozita e ka kritikuar ashpër këtë nismë, duke e cilësuar si një përpjekje për të blerë vota vetëm pesë muaj para zgjedhjeve.

Partia Demokratike, nga ana tjetër, ka propozuar shtesa në projektligj, përfshirë:

•Faljen e gjobave të makinave,

•Heqjen e kamatëvonesave për energjinë elektrike për shtresat në nevojë,

•Lehtësira për bizneset në procedurat tatimore dhe në taksat e pronës.

Në rendin e ditës së Kuvendit janë edhe disa projektligje të tjera, përfshirë:

•Ratifikimin e marrëveshjes me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Smart Labs” në sistemin arsimor.

•Ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në çështjet civile dhe tregtare.

•Projektligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ai për forcën rezerviste në Shqipëri.

•Ndryshime në ligjet për barnat narkotike, të dënuarit dhe auditimin ligjor.

•Propozimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën “Pakti për fëmijët”.

Në seancë pritet gjithashtu diskutimi mbi një akt normativ për ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, si dhe disa vendime administrative për strukturën dhe funksionimin e institucioneve të ndryshme.

Në fund, Kuvendi do të shqyrtojë dhe ratifikojë Konventën e Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasuritë kulturore, një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së trashëgimisë kombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.