E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja flet për vizitën e Kasanof : Njeriu i Sorosit po na mëson si të shkelim ligjin
Lajme

Lubonja flet për vizitën e Kasanof : Njeriu i Sorosit po na mëson si të shkelim ligjin

Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Open” në News24, vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër Kasanof.

Ky i fundit mori pjesë në ceremoninë për 5-vjetorin e SPAK.

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se këto 5 vjet është rritur perceptimi i korrupsionit dhe vetë korrupsioni në Shqipëri.

Në këtë kuadër, Lubonja ngriti një pyetje për SPAK, se si ka mundësi që këta njerëz, që tashmë janë të prekshëm, nuk kanë frikë kur bëjnë korrupsion apo se si ka mundësi kur pastrimi i parave bëhet përmes kullave dhe asnjë kullë nuk sekuestrohet?

“Keni dosjen e Elbasanit, ku vetë Dumani flet për lidhjet e krimit me politikën, por këtë territorin e politikës, vetë SPAK nuk e prek, aty ndalet”, tha Lubonja.

Ai theksoi se ardhja e zyrtarit të DASH duhet parë në dy aspekte: mbështetje ndaj SPAK dhe ndaj mirëqeverisjes së Edi Ramës, meqë ky institucion u ngrit në kohën e qeverisë socialiste apo si një mbështetje ndaj SPAK për shkak të kërcënimeve nga komisioni Xhafaj, pra nga Edi Rama?

Lubonja tha se janë disa njerëz që janë lobuar nga Soros dhe vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në celebrime të tilla. “Këta njerëz vijnë të na mësojnë se çfarë është ligji dhe pastaj na mësojmë si të shkelim Kushtetutën, pasi me Kushtetutë nuk lejohen dy mandate të prokurorëve të SPAK”, tha Lubonja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.