E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Interneti i Elon Musk me shpejtësi të lartë Starlink, mbërrin në Kosove
Lajme

Interneti i Elon Musk me shpejtësi të lartë Starlink, mbërrin në Kosove

Kompania Starlink, ka njoftuar se interneti i saj tani është në dispozicion edhe në Kosovë.

“Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesa të pakta i Starlinkut tash është në dispozicion në Kosovë!” – ka shkruar Starlink në platformën “X”.

Edhe pronari i Starlink, Elon Musk, ka njoftuar mbërritjen në Kosovë të internetit të kompanisë së tij.

“Starlink tash në Kosovë”, ka shkruar Musk në “X”.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) kishte njoftuar se më 18 tetor, ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm për liderin global për ofrimin e shërbimeve satelitore të qasjes në internet, kompaninë Starlink.

Në njoftimin e ARKEP-it thuhet se ky autorizim përfaqëson një hap të rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për ofrimin e qasjes në internet në çdo lokacion të territorit të Republikës së Kosovës.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.