Kryebashkiaku Erion Veliaj është thërritur sërish në SPAK
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është thërritur sërish në SPAK (Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi.
Në një deklaratë për mediat, Këlliçi nuk ka dhënë detaje të tjera për natyrën e thirrjes, por kjo është hera e dytë që Veliaj ftohet nga organi i akuzës në lidhje me hetime të mundshme. Ky zhvillim vjen në një moment kur Veliaj është një nga figurat më të përfolura politike në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



