E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasjet me qytetarët, Boçi: Policia ka humbur toruan
Lajme

Përplasjet me qytetarët, Boçi: Policia ka humbur toruan

Nën urdhra politikë po intimidon protestuesit

Përplasje e imponuar nga policia dhe në mungesë të arsyes, e ka cilësuar Luçiano Boçi, ndërhyrjen e policisë te pallati me shigjeta ku janë shoqëruar dy protestues. Në një deklaratë për A2 CNN, Boçi theksoi se ndalimi i tyre është i paligjshëm.

“Përplasja është kërkuar e imponuar nga policia e cila është në mungesë të arsyes totale, sepse PD e ka lajmëruar protestën në dhe polica e ka marrë njoftimin duhet ta respektojë këtë të drejtë. Ka ndodhur gjithmonë ndalime e arrestime dhe e çuditshme është që ndalimet e arrestime janë cilësuar të paligjshme nga gjykata dhe çuditërisht policia vijon të kryej të njëjtin rit duke ndaluar e arrestuar protestuesit”, tha ai.

Boçi theksoi se kjo bëhet me urdhra politikë me qëllimin e vetëm për të intimiduar dhe frikësuar protestuesit.

“Qëllimi është intimidimi, frikësimi i të tjerëve se duan që qytetarët të mos qëndrojnë dhe herë pas here kryejnë akte të tilla. Kjo është një mënyrë e zgjedhur e policisë, sepse sipas ligjit ajo nuk duhet të ndërhyjë, por të mbarëvajë protestën dhe jo të ushtrojë presion ndaj qytetarëve. Gjykoj që kjo polici ka humbur toruan, kontrollin e vetvetes, referencën ndaj ligjit dhe nën urdhra politikë kryen akte të tilla pa kuptim. E drejta e protestës prevalon mbi të gjitha të drejtat e tjera”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.