E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Limani mban një koncert  madhështor në Prishtinë
Lajme

Ylli Limani mban një koncert madhështor në Prishtinë

Koncerti i madh i Yll Limanit ka qenë një ngjarje e réndësishme , duke tërhequr shumë fansa dhe figura të njohura nga fusha të ndryshme mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

I mbajtur në një skenë madhështore, koncerti ka qenë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit dhe ka ofruar një atmosferë të zjarrtë dhe të papërshkrueshme.

Në mesin e spektatorëve të pranishëm ishin figura të shquara të politikës dhe kulturës, si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilët morën pjesë për të mbështetur artistin dhe për t’u bashkuar me publikun në këtë ngjarje të rëndësishme.

Koncerti madhështor në Prishtinë, Yll Limani bën

Po ashtu, koncerti u nderua me praninë e këngëtares së njohur Leonora Jakupi.

Në koncert nuk kanë munguar edhe VIP-at nga Shqipëria. Në sallë janë bërë ‘bashkë’ për herë të parë edhe drejtuesit e Big Brother Vip Albania, Ledioni me Sarën dhe ish drejtuesit, Arbana Osmani me bashkëshortin e saj, regjizorin Eduart Grishaj.

Koncerti madhështor në Prishtinë, Yll Limani bënKoncerti madhështor në Prishtinë, Yll Limani bën

Atmosfera në sallë ishte elektrizuese, me publikun që këndonte dhe vallëzonte me këngët e Yll Limanit.

Koncerti madhështor në Prishtinë, Yll Limani bën

Ky koncert është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e Yllit, të cilët e duan për energjinë dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Koncerti madhështor në Prishtinë, Yll Limani bën

Pjesëmarrësit janë shprehur të emocionuar për këtë mbrëmje të paharrueshme dhe për mundësinë për të parë Yll Limanin performuar në një skenë kaq të madhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.