Shkodër/33-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, policia del me njoftim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Mësohet se 33-vjeçari Ramazan Mata është gjetur i ekzekutuar me armë në automjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës. Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës, ndërsa dyshohet se viktima është qëlluar nga jashtë makinës.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen apo identitetin e personit të ekzekutuar dhe autorit.
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje, lidhur me vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Shkodër.
Sipas Policisë, rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. Mataj, 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Nga të dhënat e deritanzishme nuk ka informacione se kush mund të ketë qëlluar ndaj 33-vjeçarit dhe motivet që çuan në vrasjen e tij, por Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



