E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roma triumfon në derbin e kryeqytetit
Lajme

Roma triumfon në derbin e kryeqytetit

Është mbyllur 2-0 derbi mes Romës dhe Lacios. Një duel shumë i luftuar mes dy ekipeve, por në fund festuan verdhekuqtë.

Ekipi i drejtuar nga Klaudio Ranieri merr një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në kuadër të javës së 19 të kampionatit. Golat vendimtar të takimit u shënuan nga Pelegrini në minutën e 10 dhe nga Saelemaekers në minutën e 18.

Bardhekaltërit rrezikuan disa herë portën e Svilar, por nuk ia dolën të tundnin rrjetën, të nervozuar duke rënë shpesh pre e provokimeve të verdhekuqve, që sollën edhe kartonin e kuq të Kastejanos në fund, përtej humbjes që i hoqi mundësinë t’i afroheshin përsëri kreut.

Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë pavarësisht rasteve të krijuara nuk prodhoi më gola të tjerë. Pas këtij triumfi Roma shkon në kuotën e 23 pikëve dhe mban vendin e 10.

Ndërkohë nga krahu tjetër, Lacio bën një hap fals, teksa mbetet në kutoën e 35 pikëve në vendin e 4. Ky pozicion tashmë i rrezikohet nga Juventusi, me “Zonjën e Vjetër” që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.