E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Noka nxjerr dokumentet: Partia e Agron Shehajt, krijesë e Ramës dhe Veliajt
Lajme

Deputeti Noka nxjerr dokumentet: Partia e Agron Shehajt, krijesë e Ramës dhe Veliajt

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një intervistë për News24, ka kritikuar ashpër partinë “Mundësia”, të drejtuar nga ish-deputeti demokrat Agron Shehaj. Noka e cilësoi këtë parti si një “krijesë të regjimit” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për mbështetjen e saj.
“Nuk mund të pretendojmë se çdo partiçkë që shpik regjimi është pjesë e opozitës. Rama, duke parë se Berisha është i fuqishëm dhe po ngrihet, ka gjetur një rrugë për të krijuar këto partiçka. Avash-avash, të gjitha do të dalin në shesh. Betejën tonë e kemi me Ramën,” tha Noka.
Ai prezantoi një dokument që, sipas tij, provon lidhjet e kompanisë së Agron Shehajt, “Prime Capital,” me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt.
“Kjo kontratë, e vitit 2010, është mes shoqërisë ‘Prime Capital’ të Agron Shehajt dhe Ajola Xoxës për ndërtimin e vilës së saj. Le të dalë Shehaj dhe ta kundërshtojë këtë. Kjo është prova që partia e tij është një partiçkë e regjimit,” deklaroi Noka.
Megjithatë moderatorja Ola Bruko u shpreh se Shehaj ka qenë deputeti më i votuar i Partisë Demokratike në një moment të caktuar, ndërsa Noka replikoi duke thënë se “edhe Lulzim Basha ishte kryetar, por u mor peng”.
Pjesë nga diskutimi:
Flamur Noka: Për cilat parti të reja? Përtiçkat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt?
Ola Bruko: Edhe partia e zotit Agron Shehaj është partiçkë?

Flamur Noka: Krijesë e Erion Velajt, nuk ia vlen të merret. Dua të tregoj një dokument
Ola Bruko: Është personi më i votuar në radhët e të djathtës.
Flamur Noka: Ka një kontratë mes Agron Shehajt, Ildi Bejlerit dhe Ajola Xoxës për të ndërtuar vilën e Ajolës. Më thoni është partiçkë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës? Kontratë e vitit 2010. Kompania e krijuar me 2 aksionerë.
Martin Leka: Mos kanë qenë beqarë atëherë…
Ola Bruko: Ka marrë vota si deputet i PD zoti Shehaj…
Flamur Noka: Edhe Luli kryetar i PD ishte, por u mor peng. Unë po flas për pengmarrje. Ne e kemi betejën me Edi Ramën. Dalja e Sali Berishës nga burgu politik i krijoi andralla të rënda Edi Ramës. Berisha ka kuota të larta ngritje, ndërsa Rama kuota të larta në ulje.
Ola Bruko: Kur lirohet Berisha nuk ka gisht Rama, kur kërkohet rikthimi i tij në arrest shtëpiak ka gisht Rama…
Flamur Noka: Mediat e Ramës nuk kanë çfarë trillojnë. Vettingu e ka nxjerrë Berishën më të pastër para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, përjashtuar sektin Soros. Sot kishit dokumentet, Taulanti në EncroChat cakton tenderat dhe kush do burgoset. SPAK i partisë po mbulon gjurmët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.