E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ervis Behari flet për humbjen e nënës: Po xhiroja klipin kur mësova lajmin tronditës
Lajme

Ervis Behari flet për humbjen e nënës: Po xhiroja klipin kur mësova lajmin tronditës

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar momentin tronditës kur ka humbur nënën e tij.

Në rrëfimin e tij, ai shprehet se ka qenë pikërisht duke xhiruar klipin e këngës së nënës në momentin kur mori lajmin tronditës, duke shtuar se shpreson ta bëjë krenare me muzikën dhe arritjet e tij.

“Deri në momentin që nëna ime ka ndërruar jetë, nuk e kam ditur. Unë atë ditë xhiroja klipin. Do xhiroja një nga këngët e mia dhe rrugës më merr babi dhe më jep lajmin. Bashkë me ata shokët nisemi për në fshat. Atë ditë unë xhiroja klipin për këngën e nënës. Unë bashkë me grupin e xhirimit dhe shokë, atë ditë që do e xhironim, atë ditë ndodhi.

Loti s’do t’ia dijë për burrë. Këto janë vargje të shkruara nga shpirti mendoj unë. Mendoj që kam bërë gjënë më të mirë që kam vazhduar muzikën dhe që ta bëj krenare atë në çdo moment të jetës time, deri sa një ditë ta ritakoj. Dua t’i bëj krenar prindërit e mi në çdo gjë që bëj në jetë. Jam shumë i lumtur dhe besoj se ajo më shikon këtu ku jam. Besoj se ajo është shumë e lumtur që kam arritur deri këtu. E donte shumë edhe ajo.

Në momentet e fillimit, kur morëm vesh që ishte e sëmurë dhe iku në Itali, në atë periudhë unë mora pjesë për herë të parë në Maratonën e Këngës Popullore. Për këtë jam i qetë sepse më pa në skenë. Më merrte në telefon dhe qante. Ishte e gëzuar”, tha këngëtari në “S’e Luan Topi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.