Identifikohet viktima që u qëllua me armë në autostradën Fier- Vlorë
Kristian Marku është 30-vjecari i vrarë mbrëmjen e sotme në në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas Policisë, i riu është qëlluar teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të mbrëmjes së sotme në afërsi të qytetit të Vlorës, pranë fshatit Novoselë, teksa një 30-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Mësohet se viktima, tashmë i identifikuar si Kristian Marku, është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Sipas burimeve, Marku ka precedentë të mëparshëm për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
30-vjeçari është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij tip Volkswagen në aksin Fier-Vlorë, ndërsa policia po vijon punën për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



