Mbangula dhe Weah ndalin Milan në “Allianz Stadium”

Juventusi mposhti Milanin me rezultatin 2-0 në ndeshjen hapëse të javës së 21-të të Serie A dhe ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në renditje, duke kaluar Lazion. Një triumf me shijen e hakmarrjes për atë humbje me përmbysje ndaj ‘Djallit’ në Superkupëm e Italisë.

Bardhezinjtë dominuan pjesën e parë në aspektin e zotërimit të topit, por golat i gjetën në pjesën e dytë, duke i nxjerrë shumë shpejt jashtë loje kuqezinjtë: për ta zhbllokuar ndeshjen u kujdes Mbangula, me një devijim vendimtar nga Emerson Royal, ndërsa rezultatin përfundimtar 2-0 e siguroi Weah, i cili hyri në lojë në vend të Yildiz, që pësoi një dëmtim.

Thiago Motta riktheu fitoren dhe po përpiqet të lërë pas serinë e barazimeve, ndërsa për Conceiçao-n ky ishte një hap i qartë pas, që e largon nga pozitat e rëndësishme në renditje.

Golat

Zhbllokohet më në fund ndeshja në “Allianz Stadium”. Samuel Mbangula, sulmues i krahut të majtë të bardhezinjve ka dërguar topin në rrjetë, me një goditje të zgjuar brenda zonës, i ndihmuar edhe nga devijimi i topit nga një mbrojtës, 1-0.

Shpërthen festa mes tifozëve bardhezinj, që prisnin hakmarrjen për humbjen në Superkupën e Italisë.

Juventus – Milan 2-0

Nuk zgjat shumë dhe skuadra e Thiago Motta-s shënon golin e dytë me Timothy Weah, që në këtë rast tregon cilësitë e tij individuale.

Publikuar nga Publik Media