Agravohet situata/ Ngjela flet nëpër dhëmbë: Hiqjani mikrofonin kësaj, se nuk ndalon!
Aspak e qetë nuk ka qënë debati në emisionin Top Story, mes avokat Spartak Ngjelës dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit. Situtata ka kaluar në akuza personale dhe fyerje të rënda, aq sa avokat Ngjela ka folur nëpërdhëmbë që ti mbyllej mikrofoni Kryemadhit se po flet pa pushim.
Ngjela: Flakadanët hidhi në ballkonin tëndë, jo në parlament
Kryemadhi: Avokat ti shquhesh për xhentil, mos ma ngri zërin mua. Mos bëj demagogun me mua.
Ngjela (flet pa mikrofon): Mos i jep mikrofonin asaj, se nuk po ndalon. Kjo është çmenduri, nuk ka kuptim kjo gjë.
Balla: Zonja Kryemadhi faleminderit për lidhje direkte…
Kryemadhi: Sokol, prit të mbarojë fjalinë. Nuk mund të ma mbyllësh mua fjalën se ka njerëz aty në studio që abuzojnë dhe fyejnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



