E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bayern thyen Dortmundin, e lë jashtë Kupës
Sport

Bayern thyen Dortmundin, e lë jashtë Kupës

Bayern Munchen arriti të kualifikohet në raundin e katërt të Kupës së Gjermanisë, duke eliminuar një pretendente kryesore si Borusia e Dortmundit që ishte dhe mbajtësja në fuqi e trofeut. 90-minutëshi i zhvilluar në “Allianz Arena” vlerësoi skuadrën më të mirë të fushës, me formacionin bavarez që vendosi diktatin që në fraksionin e parë.

 

Ofensiva e Bayern dha frytet e saj ende pa kaluar çerek ore lojë kur Niklas Zule goditi traversën dhe në rikthimin e topit në lojë, Boateng i dha avantazhin vendasve. Portieri Roman Burki u detyrua të nxirrte sërish sferën nga rrjeta pas një aksioni të bukur në minutën e 40 kur asisti i Leëandoëski solli dhe golin e Tomas Myler.

Dortmundi rihapi llogaritë me golin e Shinji Kagauas por japonezi vetëm sa e intensifikoi fundin e ndeshjes së Kupës në Alianz Arena. Tani rruga e Bayernit drejt trofeut, me një pretendent më pak, bëhet akoma më e lehtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.