Rama: Çdo pyll ka derrat e vet” dhe ish-zyrtarët socialistë përfunduan në burg….
Kryeministri Edi Rama ka komentuar daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialitë duke u shprehur se faturohen si faje apo e metë e PS-së.
Por kreu i qeverisë theksoi se pa Partinë Socialiste drejtësia nuk do të çlirohej, sipas tij, nga kthetrat e pushtetit politik dhe të vepronte pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.
“Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS”, theksoi kryesocialisti.
Kryeministri shtoi se sot në Shqipëria ka më pak korrupsion.
Edi Rama: Sa i përket drejtësisë mendoj se kam shumë për të thënë. Ka një diskutim që jo u fut ky në burg, jo u fut ai, jo po dënohet ky e ai, dhe këto faturohen si faje, apo si përgjegjësi apo e metë e PS-së. Por pa PS-në, pa vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik të pavarësisht nga pushteti politik dhe të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.
Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 2012 deri kur bëmë reformën në drejtësi që të ketë 1 të vetëm person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur. Fatos Nano u dënua nga një gjykatë politike, s’po flasim për këtë, por për institucione të pavarësua. Kjo është një arritje historie e PS dhe as nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri ka vetëm një parti që po lufton për të bërë shtet. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS. Por, sot ka më pak korrupsion sepse sot nëse do të kishte më shumë korrupsion nuk do ishim ulur në tryezën e negociatave të BE.
Rama tha se siç është trendi i ikjes, do të jetë edhe i kthimit, kur Shqipëria të jetë e balancuar në kornizën e përgjithshëm të veprimtarisë së BE-së.
kreu i qeverisë thumboi edhe opozitën, duke thënë se “kush thotë se ka mundësi ta ndalojë me frena dore këtë trend historik, besoj se thjesht dhe vetëm ose nuk e di ca thotë ose gënjen sepse nuk ka ndodhur kurrë në histori”.
Rama: Kjo historia po ikim, ju lutem shumë se është pak si motiv i stërmunduar, por pa pasur parasysh disa fakte shumë të thjeshta. Trendi i largimit të shqiptarëve drejt Europës apo botës, as nuk e ka zanafillën në qeverisjen tonë, as nuk është në stadin ku kthesa e dukshme të fillojë, sepse mjafton të shohësh çfarë kanë bërë vendet e tjera, për të kuptuar se kthesa e dukshme është momenti i anëtarësimit dhe momenti i balancimit të plotë të vendit në kornizën e përgjithshëm të veprimtarisë së BE-së.
E dyta, ne kemi qenë të mbyllur për 50 e kusur vite dhe jemi më të justifikuar për të kërkuar fatin, diçka më të mirë. Por nga ana tjetër, sic ka shqiptarë që largohen, ka edhe shqiptarë që kthehen. Zgjidhja nuk është një çelës magjik, por punë, punë, punë.
Gjithmonë e më shumë shqiptarë kthehen për pushime dy herë në vite. Siç po ndodh që kthehen për të investuar, është një trend që do të ketë kohën e vetë të kthimit.
E vërteta është se kush thotë se ka mundësi ta ndalojë me frena dore këtë trend historik, besoj se thjesht dhe vetëm ose nuk e di ca thotë ose gënjen sepse nuk ka ndodhur kurrë në histori.
Të gjitha vendet kanë patur fazat e tyre të emigracionit, përveç Amerikës. Dhe më pas të gjitha kanë patur fazat e balancimit.
Edhe vendet europiane të Mesdheut kanë të njëjtin fenomen që lidhet me globalizmin, nevojën e njerëzve për të marrë me shpejt atë që përndryshe duhet të presin më gjatë për të qenë zotërues të ardhmes së tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



