Berisha takime me personalitete të politikës evropiane
Berisha në Berlin: Takime me figura kyçe të CDU-së dhe politikës evropiane
Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pranishëm në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin, ku zhvilloi një sërë takimesh me personalitete të rëndësishme të politikës evropiane.
Gjatë vizitës së tij, Berisha u takua me Kryeministrin e landit Renani Veriore-Vestfali, Hendrik Wüst, ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe deputetin e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein.
Gjithashtu, ai pati mundësinë të bisedonte me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, si dhe me kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner.
Një takim i veçantë për Berishën ishte ai me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së, Dr. Carsten Linnemann
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



