E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e opozitës, PD i përgjigjet Ruçit: Brenda Kuvendit janë vrarë deputetë
Lajme

Protesta e opozitës, PD i përgjigjet Ruçit: Brenda Kuvendit janë vrarë deputetë

Partia Demokratike i është përgjigjur sot kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili deklaroi se skenat e të hënës në Parlament nuk kishin ndodhur asnjëherë në këto 27 vite.

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka tha se më parë ka ndodhur që deptuetët e opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda ambienteve të Parlamentit.

“Gramoz Ruci paska deklaruar se dhuna e ushtruar te henen ne Parlament, nuk ka precedente ne 27 vjet. Ne keto 27 vjet ka ndodhur qe deputete te opozites jane vrare dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit. Por si asnjehere ne keto 27 vjet, kriminelet, vrases, trafikante droge dhe prostitutash, u ngriten ne piedestal si anetare te Parlamentit”, tha Paloka.

Sipas tij “si asnjehere ne keto 27 vjet, Garda e Republikes u perdor per te bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshem opozites te drejten e fjales. Te gjitha keto kane dhe me shume se kaq kane ndodhur sa here vendi dhe Parlamenti eshte drejtuar nga partia e Gramoz Rucit”.

Ndjesa e  Ruçit

Ai ka thënë se atë ditë parlamenti ka qenë i polarizuar, por theksoi se janë bërë dhe punë shumë të mirë përgjatë këtyre muajve që ai ka qenë në drejtimin e Kuvendit.

Fjala e Ruçit

I kërkoj ndjesë publikut për seancën e fundit. Parlamenti ka qenë i polarizuar. Krahas këtij polarizimi kemi bërë edhe punë të mira: konsensusi për vettingun, pakicat fetare, rezoluta për dhunën në familje. Sesioni tjetër i tillë do jete veçanërisht me dy momente kryesore zgjedhja e KLP dhe KLGJ.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.