E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedi në Elbasan: Infermierja 28-vjeçare i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë
Lajme

Tragjedi në Elbasan: Infermierja 28-vjeçare i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë

Derrat e Partisë dhe kryederri

Tragjedi në Elbasan: Infermierja 28-vjeçare i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit ditën e sotme, ku një 28-vjeçare ka humbur jetën pasi u hodh nga kati i pestë i një pallati. Viktima është Kladja Shuli, një infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen “Visarion Xhuvani”. Sipas dëshmitarëve, e reja është kthyer nga puna, ka takuar vajzën e saj 2-vjeçare dhe më pas është ngjitur në tarracën e pallatit, ku ka lënë xhupin dhe celularin përpara se të hidhej në boshllëk.

Shuli, e martuar dhe nënë e një vajze të vogël, nuk kishte shfaqur kurrë shenja depresioni apo shqetësimi sipas fqinjëve dhe të afërmve të saj. Banorët e zonës janë të tronditur nga ky akt i rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.