Erion Veliajt mbetet në qeli
Ndryshon masa për Ajola Xoxën
GJKKO vendosi për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj Ajola Xoxës, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale. Urdhërohet që personi nën hetim Ajola Xoxa të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.


Gjyqtari Erjon Bani pas 2 orësh në dhomën e këshillimit, GJKKO jep vendimin arrest me burg për Erion Veliajn
Pasi u mbyll pas 6 orësh seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjyqtari Erjon Bani ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Erion Veliajn!
Ky i fundit doli sot para GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Seanca nisi në mëngjes, por u shty për në orën 13.30, pas kërkesës së avokatëve për tu njohur me dosjen.
Në 13.30 rinisi seanca, ku pati debate dhe tensione. Për rreth 6 orë SPAK dhe avokatët e Veliajt kanë dhënë argumentet tyre përballë gjyqtarit Erion Bani. Ky i fundit tani është tërhequr për vendim, ku do të vendosë nëse Veliaj do të qëndrojë në arrest apo do të kemi një masë sigurie më të lehtë. Ishte vetë Bani që firmosi arrestin, teksa tani do të shohim nëse do të ndryshojë qëndrim.
Në të njëjtën seancë janë ishin e biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
SPAK akuzon Veliajn për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshorten e tij për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash. Në seancën sot Veliaj është përplasur me prokurorin Olsi Dado, i cili dhe kërkoi arrestimin e tij.
“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, tha Veliaj.
Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.
Gjatë kohës që zhvillohej seanca, punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe qytetarë të ndryshëm kanë protestuar para ambienteve të gjykatës.
Pas 6 orësh seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, gjyqtarit Erion Bani është tërhequr për vendim, ku do të vendosë nëse Veliaj do të qëndrojë në arrest apo do të kemi një masë sigurie më të lehtë.
Ndërkohë që kanë dalë detaje të reja nga seanca maratonë prej 6 orësh në GJKKO për kryebashkiakun Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët.
Sipas burimeve, avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj ka kërkuar zbutje të masës, për Veliajn. Mësohet se përkatësisht avokatët kanë kërkuar ‘lirim’ kundrejt garancisë pasurore për Erion Veliajn dhe ‘detyrim paraqitje’ për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



