E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, po pastron paratë e drogës
Lajme

Shpërthen Kryemadhi: Lali Eri ka dalë në treg, po pastron paratë e drogës

Duket se marrëdhënia mes LSI dhe Erion Veliajt nuk është aq e mirë sa përflitet. Gjatë mbrëmjes së sotme, Monika Kryemadhi  duke folur në “Të Paekspozuarit”, lëshoi për herë të parë akuza të rënda ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Monika Kryemadhi: Lali Eri ka dal në treg për të ofruar para dhe blen këshilltarë. Kush ka ndërmend të iki le të iki, por gojën e LSI, nuk e blen dot. Le ti japi licensat e taksisë elektrike, Endri Fugën dhe Olsi Ramën, dhe të japi, leje ndërtimi për pastrim parash të drogës.

Reagimi i Kryemadhit, vjen në një kohë kur 4 këshilltarë të LSI-së votuan për buxhetin e Bashkisë së Tiranës, një vendim ky i njëanshëm nga linja politike e LSI-së.

Nuk dihet nëse ky sulm i Kryemadhit ndaj Veliajt është një aktrim, por Tpz.al mëson se një ditë më parë, teksa Veliaj ka takuar gazetarët që mbulojnë Bashkinë e Tiranës, ka shpërthyer në të qeshura për çizmen që kryetarja e LSI-së i lëshoi kryeministrit Rama, ditën e hënë.

“Ka kërcitur çizmja tani” – është shprehur Veliaj, i cili ka lënë të kuptohet një kënaqësi për sulmin e Kryemadhit ndaj Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.