E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E quajti “buf kënete”,  Berisha i përgjigjet me me shpendin “sqep këpucë”: Është lëshuar me një gjuhë shtazësh
Lajme

E quajti “buf kënete”, Berisha i përgjigjet me me shpendin “sqep këpucë”: Është lëshuar me një gjuhë shtazësh

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ndaj një krahasimi të bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilëson atë si një buf të kënetës.

Berisha e cilësoi Ramën si një person që përdor një gjuhë të papërshtatshme, duke përdorur fjalë të stilit të kafshëve dhe shpendëve. Ai përmendi një mesazh nga një qytetar, i cili i dërgoi një fotografi dhe i sugjeroi që të fliste për një shpend të quajtur “sqep këpucë”, si një mënyrë për t’u shpjeguar socialistëve se çfarë po ndodhte në qeverisjen e Ramës.

Për shpendin “sqep këpucë”, Berisha përmendi se shpendi në fjalë, i njohur më parë si lejlek, u klasifikua më vonë si pelikan.

“Ju e keni parë që Edi Rama është lëshuar në gjuhë shtazësh, shpendësh, kafshësh, unë gojën time nuk e çoj aty. Me tha një qytetar, më dërgoi një mesazh dixhital dhe një fotografi, me thotë: “Doktor thuju socialistëve të lexojmë pak për një shpend sqep këpucë, se atëherë do kuptojnë se çfarë po bën Edi Rama me ta”. Unë nuk e di se çfarë është ky shpend, hyni e Google shikojeni për çfarë është”, tha Berisha.

Çfarë është shpendi “sqep këpucë”?

“Sqep këpuca” është një shpend që fillimisht u klasifikua si lejlek, por më vonë u identifikua si pelikan. Ky shpend ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për ngjashmërinë e tij të theksuar me dinosaurët e prehistorisë. Ai ka një lidhje të dukshme me mbetje fosile të zbuluara në vende të ndryshme të globit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.