E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’, tha jam nga Lushnja, por votoi në Himarë për Vangjel Tavon
Lajme

‘Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’, tha jam nga Lushnja, por votoi në Himarë për Vangjel Tavon

Shiko Videon🎥

I riu nga Lushnja, Dasho Veizaj, i cili çirej duke thirrur në takimin që PS organizoi me të rinjtë në Pallatin e Kongreseve, se është petalja më e bukur e trëndafilit socialist, duket se është ushtar i verbër i partisë dhe shkon aty ku e thërret partia, madje edhe duke shkelur ligjin, për transferimin fiktiv të vendbanimit, me qëllim votimin.

Në fjalimin e tij, Veizaj u prezantua se ishte nga Lushnja, por në 4 gusht 2024 ai ka publikuar një foto në Instagram, që voton për zgjedhjet e Bashkisë Himarë, ku kandidonin Petraq Gjikuria nga opozita dhe Vangjel Tavo nga mazhoranca. Dega e PD Himarë dhe Omonia kishin ngritur më përpara akuza se ishin regjistruar votues nga bashkitë e tjera si Fieri, Gjirokastra dhe Vlora.

Ky militant i PS ka votuar Vangjel Tavon edhe pse nuk përfaqëson qytetarët e Himarës, sepse vetë djaloshi u prezantua se ishte nga Lushnja dhe nuk e përmendi fare Himarën.

Kjo është pak por e sigurtë, si provë se si Partia Socialiste e Edi Ramës, grabiti fitoren në Bashkinë e Himarës me votues jo himarjotë, por të importuar nga qytete të tjera.

Kujtojmë se Bashkia Himarë u fitua nga opozita me kandidatin e saj, Fredi Beleri, por me urdhër të Edi Ramës, ai u arrestua me prova të fabrikuara dhe zgjedhjet në Himarë u përsëritën, për t’ia dhënë më pas kandidatit socialist Vangjel Tavos.Syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.