E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi/Mbetjet spitalore kancerogjene bëhen mal brenda QSUT-së
Lajme

Alarmi/Mbetjet spitalore kancerogjene bëhen mal brenda QSUT-së

Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë e emisionit “Stop” se prej një muaji, nuk punon autoklava e për pasojë, mbetjet spitalore janë grumbulluar tek pajisja në një dhomë e jashtë saj, në të gjithë godinën duke krijuar një vatër infeksioni që rrezikon të përhapet.

Vetëm 180 sanitaret, që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me këtë bombë infeksioni, jo vetëm që rrezikojnë veten, por mund të kthehen lehtësisht në përhapëse të mikrobeve të rrezikshme.

“Jam punonjëse e QSUT-së. Problemi i madh tek ne janë mbetjet spitalore. I dorëzojmë plehrat në orën 7:00, në një dishezë prej 6 metrash, duhet të ngjitim dy koshat që të shkojmë. I biem nga rrumbullak për të shkuar deri tek morgu, atje vjen makina i merr e i hedh tek përpunuesi. Atje janë mbetjet spitalore që çohen në orën 10:00, tek autoklava. Autoklava është mbushur plot dhe nuk punon, ka një muaj rresht. Mbetjet kanë mbuluar dhomën komplet bashkë me autoklavën, kanë dalë përjashta dhe atje nuk vjen që t’i marrë asnjë njeri. Të hysh atje çuditesh, kurse ne vazhdojmë që të punojmë çdo ditë në atë vatër infeksioni. Jemi 180 punonjës. Nuk e dimë se çfarë problemi ka, nuk japin sqarime fare aty se çfarë ka. Nuk ankohemi dot se na heqin nga puna. Ka mbetje të operacioneve e të gjitha gjakrave. U kemi thënë dhe kanë frikë. Kërkojmë zgjidhjen e këtij problemi sepse na është shpifur puna”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.