E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Urdhëri i Trump për të shkarkuar të gjithë prokurorët e emëruar nga Biden
Bota

Urdhëri i Trump për të shkarkuar të gjithë prokurorët e emëruar nga Biden

Presidenti amerikan Trump zbuloi se ai kishte udhëzuar shkarkimin e “të gjithë prokurorëve të mbetur” që ishin emëruar nën ish-presidentin Biden.

“Gjatë katër viteve të fundit, Departamenti i Drejtësisë është politizuar si kurrë më parë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Prandaj, kam udhëzuar shkarkimin e të gjithë prokurorëve të mbetur të “Epokës Biden” në SHBA. Ne duhet të “pastrojmë shtëpinë” MENJËHERË dhe të rivendosim besimin. Epoka e Artë e Amerikës duhet të ketë një sistem drejtësie të drejtë – QË FILLON SOT!”

Fjalët e shefit të Shtëpisë së Bardhë vijnë pasi administrata Trump u raportua kohët e fundit se kishte “shkarkuar më shumë se 20 prpkurorë të emigracionit nga Departamenti i Drejtësisë”, të cilët ishin “punësuar së fundmi” për të shërbyer si “gjyqtarë pro emigracionit në gjykatat e emigracionit të vendit”.

Administrata Trump është raportuar gjithashtu të ketë pushuar mbi një duzinë prokurorësh që kishin punuar më parë në rastet e prokurorit special Jack Smith kundër Trump, me një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë që përmend mungesën e besimit se “këtyre zyrtarëve mund t’u besohet zbatimi besnik i agjendës së Trumpit”.

“Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë, tha se prokurori i Përgjithshëm në detyrë James McHenry ndërmori veprimin drastik sepse “ai nuk besonte se këtyre zyrtarëve mund t’u besohej zbatimi besnik i agjendës së presidentit për shkak të rolit të tyre të rëndësishëm në ndjekjen penale të presidentit.”

Wendell Husebo i “Breitbart News“ raportoi më parë se Trump u kishte thënë gazetarëve në Zyrën Ovale se përdorimi i tij nga Departameti i Drejtësisë dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) nën administratën Biden kishte qenë një faktor në rizgjedhjen e tij dhe “ndoshta” e bëri atë të zgjidhej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.