E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e Balluku ofrojnë punë  për emigrantët në sheshin “Omonia” të Athinës
Lajme

Rama e Balluku ofrojnë punë për emigrantët në sheshin “Omonia” të Athinës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Athinë, ku po merr pjesë në një Panair pune që organizohet kushtuar emigrantëve shqiptarë.

Në Athinë, kreu i qeverisë i bëri thirrje diasporës shqiptare në Athinë që të marrin pjesë në këtë Panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.

Kreu i qeverisë ka ftuar bashkëkombësit në Athinë që të marrin pjesë në panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.

Ai pohoi se kjo është iniciativë, e cila synon të thyejë stereotipin e pagave të ulëta.

“Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulëta dhe me të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë”, tha Rama.

Panairi organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00.

Punë me “aromë atdheu” në mes të Athinës: Rama dhe Balluku ftojnë emigrantët të kthehen në Shqipëri (për paga të arsyeshme, por jo aq sa të kesh menduar të ikësh fillimisht)

Në një skenë që të kujton tregjet e dikurshme të punës në lagjet periferike të Athinës, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shfaqën sot në mes të sheshit “Omonia”, duke bërë një ofertë që emigrantët shqiptarë mezi po prisnin (ose ndoshta jo): “Kthehuni në atdhe, kemi punë për ju!”

E përballur me mungesën e fuqisë punëtore, qeveria shqiptare ka menduar një strategji brilante: shkon aty ku ndodhen emigrantët dhe u ofron një biletë kthimi, por pa pagesë.

“Ejani në Shqipëri, kemi paga të arsyeshme, taksa të ulëta dhe… të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë,” deklaroi Rama me entuziazëm, duke u përpjekur t’i joshë emigrantët me një përzierje patriotizmi dhe premtimesh fiskale. Padyshim, një kombinim i pazakontë për dikë që ka ndërtuar një jetë të re në Athinë.

Në mes të këtij entuziazmi, një emigrant që ka kaluar 25 vjet në ndërtimet greke pyet me kureshtje:
“Pra, a do të më ofrohet një pagë si në Greqi?”

Një përfaqësues i panairit e pret shkurt: “Jo tamam. Por mos harroni, atdheu ju pret me krahë hapur!”

Ndërkohë, një tjetër kalimtar shqiptar që ka punuar si kamerier në Athinë pyet:
“Epo mirë, po pensioni? A ka siguri për të ardhmen?”

Përgjigja? “Sigurisht, sistemi ynë i pensioneve është shumë më i mirë… se sa të mos kesh fare pension!”

Premtimet e mëdha dhe realiteti i pagave “të arsyeshme”

Duke synuar të “thyejë stereotipin e pagave të ulëta”, Rama dhe Balluku prezantuan “mundësitë e reja” në Shqipëri. Ndoshta bëhej fjalë për vendet e punës që janë lënë bosh nga të rinjtë që kanë marrë rrugën për në Gjermani apo Britani, të cilët paskan harruar që atdheu i pret me “paga të arsyeshme” dhe taksa shumë të ulëta.

Por ja që realiteti është ndryshe. Nëse pagat do të ishin kaq të arsyeshme, përse duhej ky panair në mes të Athinës? Apo ndoshta shqiptarët janë bërë kaq të pasur, sa tani u kërkohet të bëjnë një zgjedhje filozofike midis shpirtit të atdheut dhe llogarisë bankare?

Panairi i punës ose panairi i ironisë

Në fund të ditës, panairi në Athinë ishte një eksperiment i guximshëm sociologjik: sa shqiptarë do të bindeshin të linin pas një jetë të ndërtuar me mund, për një premtim mbi “pagat e arsyeshme” në Shqipëri?

Nëse përgjigja është numri i biletave njëdrejtimëshe të rezervuara për në Rinas, atëherë ky panair mund të mos ketë qenë dhe aq i suksesshëm. Po të ishte ndryshe, ndoshta do të duhej një panair i punës në Tiranë, për të bindur shqiptarët të mos largohen…

Deri atëherë, sheshi “Omonia” mund të vazhdojë të mbetet pika ku shqiptarët kthehen vetëm për pushime – dhe jo për një punë të re në atdhe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.