SPAK urdhëroi përgjimin e gjyqtarëve të Kushtetueses
“Aktualisht edhe pse kanë kaluar më tepër se 30 ditë nga shqyrtimi i kërkesës, njoftimi i vendimarrjes së Gjykatës Kushtetuese ende nuk është njoftuar apo botuar në fletoren zyrtare. Gjatë kësaj periudhe në pritje të vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona të interesuar për të favorizuar shtetasin Pëllumb Gjoka por edhe persona të tjerë, po kryejnë veprime për të ndikuar te anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës palët e interesuara po kërkojnë të ndikojnë te gjyqtarë të caktuar për të bërë të mundur arsyetimin e vendimit në formën më të favorshme për kërkuesin Pëllumb Gjoka,
Gjykata Kushtetuese nuk e ka konsideruar të bazuar kërkesën për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe pavlefshmërinë e provave të mbledhura përmes SKY ECC. Gjykata argumenton se vendimet e mëparshme të GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë janë në përputhje me Kushtetutën dhe parimet e proporcionalitetit. Gjoka do të mbetet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa hetimet mbi grupin e strukturuar kriminal vijojnë bazuar në provat e siguruara nga komunikimet e SKY ECC.
Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer një sërë arrestimesh, duke pretenduar zbardhjen e dhjetëra ngjarjeve kriminale. Para disa javësh, Gjykata e Strasburgut e cilësoi të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni “EncroChat”, të cilin e kanë përdorur kryesisht persona të përfshirë në botën e krimit. Kjo gjykatë vendosi që komunikimet në Sky ECC të përdoren si prova në gjykata dhe prokurori.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



